VIDEO/ “Ligjet” miratojnë në parim ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ja çfarë propozoi Ulsi Manja

Sep 28, 2020 | 13:05
SHPËRNDAJE

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja propozoi që dy nismat e deputetëve  Murrizi dhe Gjoni dhe të gjitha draft amendamentet e Gjiknurit dhe deputetëve të tjerë të bashkohen dhe të shqyrtohen në një tekst të integruar.

“Unë propozoj që nismat e Murrizit dhe Gjonit të bashkohen në një. Sepse flitet për ndryshime në kodin zgjedhor dhe draft amendamentet e propozuara nga Gjiknuri dhe 11 deputetët e tjerë dhe zoti Përmeti të shqyrtohen në funksion të pr/ligjit për disa ndryshime të kodit zgjedhor.

Ne sot të votojmë në parim pro, që jemi dakord që kodi zgjedhor ka nevojë të amendohet për të reflektohet për ndryshimet kushtetuese.

Grupi i punës të mblidhet sot dhe të marrë në shqyrtim amendimet. Të votojmë në parim ndryshimet në kodin zgjedhor dhe nesër grupi i punës të vijnë dhe të fillojmë shqyrtimit”, tha Ulsi Manja.

LEXO EDHE:“Ndryshimet kushtetuese shkaktuan tërmet…”- Gjiknuri “provokon” te Komisioni i Ligjeve: Partia politike njësoj si koalicioni

Koalicionet në zgjedhje, Damian Gjiknuri tregon si do funksionojnë listat e përbashkëta: Basha i pari, Monika e dyta në renditje dhe….

VIDEO-“Numërimi të bëhet nga administrata”/ Opozita e re tjetër propozim për Kodin Zgjedhor. Murrizi: Varianti i Partisë Socialiste është…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura