“Ndryshimet kushtetuese shkaktuan tërmet…”- Gjiknuri “provokon” te Komisioni i Ligjeve: Partia politike njësoj si koalicioni

Sep 28, 2020 | 12:13
SHPËRNDAJE

Bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri, thotë se ndryshimet kushtetuese të miratuara në fundin e sesionit të shkuar parlamentar, tha se shkaktuan tërmet politik.


Mes batutash, Gjiknuri u shpreh se e përdori për provokim këtë term, i cili përdorej nga ai në zgjedhjet e vitit 2016 në Dibër, ku Partia Socialiste fitoi me një rezultat të thellë.

Termi ishte përdorur në telefon nga Gjiknuri, sipas përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”.

Me ndryshimin e Kushtetutës ra ajo traditë për koalicionet. Tradita ra, se ndodhi një ngjarje e madhe, ndodhi një tërmet politik se ndryshoi Kushtetuta. Tërmet politik se e kanë qejf. Ndryshimi i Kushtetutës prishi një traditë, që do të thotë natyrshëm që ligji zgjedhor do të reflektojë ndryshimet e reja. E thashë për provokim, por njerëzit inteligjent nuk e hanë provokimin. Fjala tërmet politik ka dimensione të shumta. Mirë, lëvizje tektonike politike. Ndryshimi i Kushtetutës ka diktuar një thyerje të traditës së koalicioneve zgjedhore, të cilat do të kenë një qasje tjetër dhe këto janë elaburuar në ndryshimet kushtetuese. Kjo ishte për çështjen e koalicioneve pse e kemi formuluar ashtu. Pra do të thotë dy ose më shumë parti që paraqesin një listë të përbashkët siç është partia politike ashtu është edhe koalicioni.

Ku janë përfitimet e mia si parti politike për t’u futur në koalicion dhe lind problemi si do matet pesha, a do të njihet vota elektorale për të marrë fonde publike. Elektorati është shumë i qartë. Lulzim Basha në Tiranë mund të jetë numër 1, Monika Kryemadhi numër 2. Zt.Murrizi t’i ke aftësi të veçanta për devijim humori“- u shpreh Gjiknuri.

Përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik, ka sqaruar edhe procesin e hapjes së listave, ashtu siç e ka propozuar mazhoranca.

Hapja e listave do të thotë mundësia që u jepet zgjedhësit me votë parapëlqyese për të zgjedhur.  Kjo është e garantuar me ligjin zgjedhor. Asnjë nuk e kundërshton që çdo qytetar ka mundësi ti vërë kryqin çdo individi aty. E dyta, Hapja e listave pse bëhet me këtë mekanizëm që ne propozuam, vlerën mesatare të mandatit për çdo forcë zgjedhore në bazë të mandateve që ka përfituar?

Së pari ka një sërë shtetesh, edhe zonja Hajdari në iniciativën e saj përmendi modeli danez, i cili përdor drop kuota, që do të thotë  formula që ne kemi, plus një. Dmth numri total i  mandateve plus një, pjesëtohet me numrin total të votave. Ka shumë shtete që ndryshimin e listës e lidhin me pragje. Pra dhe herësi në këtë rast shërben si një lloj pragu. Kërkon të kesh një minimum votash për të ndryshuar një listë partie.

E para partitë politike konkurrojnë me ekip. Unë si PS dal me liste njerëzish dhe zgjedhësi kur shef ekipin thotë, mua më pëlqen edhe Ulsiu edhe Vasilika, mund të mos pëlqejë Damianin por mund të pëlqejë një të tretë. Pse unë duhet ti vë kryqin një njeriu  dhe ti heq shanset një njeriu tjetër?

Pra ai vihet para një vështirësie dhe kjo ka dalë nga eksperienca.

Pyetja e dytë që shtrohet; Nëse ne e leme sistemin pa kriter dhe prag a mundet të sigurojmë përfaqësim të denjë për Shqipërinë?

Zgjedhësit në ato vende që e kanë këtë model, preferon në 70% të rasteve të votojnë për partine dhe jo për emra. Pra i pëlqen ekipi. 70% të votave shkojnë për ekipin, nuk votojnë për emra ata.

Marr rastin e Vlorës. PS ka 66 mijë vota. Shkon zgjedhësi  aty, i pëlqen Rama edhe Damiani edhe X dhe Y. 60 mijë vota shkojnë vetëm për PS. 6-7 mijë vota ndahen me emra. E ca do më thoni që do zgjidhet dikush me  300 vota vetëm se ka marrë 300 vota te blloku tjetër.

Ne kemi zgjedhor modele perëndimore, që sigurojnë edhe rirenditjen, kjo do të thotë që ai që kalon peshën e një mandati, ka mundësi të përmbysë dhe zëvendëson personin që ka më pak vota”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura