VIDEO-“Numërimi të bëhet nga administrata”/ Opozita e re tjetër propozim për Kodin Zgjedhor. Murrizi: Varianti i Partisë Socialiste është…

| 11:36
SHPËRNDAJE
 

Komisioni i Ligjeve diskutoi sot dhe miratoi në parim  ndryshimet në Kodin Zgjedhor, i cili më pas do të kalojë për votim në Kuvend në datën 1 tetor.

Deputeti Myslim Murrizi në fjalën e tij shpalosi propozimin e ri të opozitës në parlament, sipas të cilit, numërimi të bëhet nga administrata politike.

“Ne kërkojmë që numërim të jetë nga administrata politike. Nuk besoj se është e tepërt që Shqipëria të gjejë 1800 numërues. 90 vende numërimi nga 5 tavolina, herë 4 veta bëjnë 1800 veta dhe të vijnë nga arsimi, noterë e gjyqtarë. Si mundet që unë apo kolegë të PS apo PD të pranojnë që rezultati është ai që është hedhur në kuti kur vota do të numërohet nga individë politikë të caktuar nga drejtuesit politik qoftë të qarqeve qoftë nga kryetari i partisë, kur kemi garë mes vetes.

Kemi propozuar edhe pragun. Nuk na tremb pragu. Të vijnë në parlament ata që e kalojnë pragun. Pra prag kombëtar me sistem rajonal nuk mund të ketë. Idealja do të ishte që të ishte pragu natyral për një mandat në qark”, tha Murrizi.

Ndërsa propozimin e PS, Myslim Murrizi e quan si sondazh.

“Varianti i propozuar nga PS është një farë sondazhi. Sondazhet keni mundësi ti kryeni deri në 25 prill.  E kam parë me vëmendje variantin tuja. Kjo që keni bërë ju quhet sondazh”. tha Murrizi në Komisionin e Ligjeve.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.