VIDEO/ Kroacia shkruan historinë, lë “thatë” anglezët dhe prek finalen e parë në një Botëror

SHPËRNDAJE

Kroacia arriti të siguronte një biletë historike për në finalen e Botërorit të Rusisë, teksa mundi me kohë shtesë Anglinë. Manxukiç ishte heroi që shënoi golin e përmbysjes për ekipin e Daliçit.

manxukic

Ishte Anglia që kaloi e para në avantazh, me një gol fantastik të Tripier, por më pas, në pjesën e dytë, Perisiç barazoi shifrat, dhe me kohën e rregullt që u mbyll në barazim 1-1, skuadrat iu drejtuan shtesave.

15 minutat e para u mbyllën pa gola, ndërsa në të dytën, ishte Manxukiç që shënoi golin e dytë, atë historik për kroatët. Tashmë, në finale Kroacia do të presë Francën.

 

 

Kroaci-Angli 2-1

GOL: Perisiç 68′, Manxukiç 109′ / Tripier 5′

 

Mbyllet takimi. Kroaci-Angli 2-1

109′ GOOOL Manxukiç shënon golin e përmbysjes për kroatët.

105′ Mbyllet shtesa e parë.

91′ Nis pjesa e parë e shtesës.

Mbyllen 90 minutat e rregullta. Ekipet i drejtohen shtesave

90′ 3 minuta shtesë.

72′ Tjetër rast i mirë për Perisiç, godet por topi kthehet në shtyllë. Provon Rebiç më pas, por pret Pikford.

68′ GOOOL Perisiç shënon pas harkimit të Vrsaljkos.

Mbyllet pjesa e parë. Kroaci-Angli 0-1

45′ 1 minutë shtesë.

36’ Lingard merr një top të artë në hyrje të zonës, por nuk kalibron mirë goditjen drejt portës, teska shpërdoron një mundësi të artë.

31’ Provon disa herë Kroacia, në fillim bllokon goditjen e Perisiç një mbrojtës, ndërsa goditjen e radhës e pret në dy kohë Pikford.

23’ Perisiç provon me një goditje fluturimthi, por topi kalon pak jashtë shtyllës së majtë.

21’ Rebiç provon fatin nga jashtë zone, por topi bllokohet nga mbrojtja.

5′ GOOOL Tripier shënon me një perlë nga goditja e dënimit.

1′ Nis takimi në Moskë.

 

FORMACIONET

Kroacia: Subasiç, Vrsaljko, Striniç, Lovren, Vida, Rakitiç, Modriç, Brozoviç, Perisiç, Mandxukiç, Rebiç. Trajner: Zlatko Daliç.

Anglia: Pikford, Uoker, Stouns, Meguajër, Tripier, Jang, Lingard, Henderson, Dele Ali, Kejn, Sterling. Trajner: Garet Sauthgejt.

Dh1sDK3XkAANMWb

 

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakZëri i Amerikës: Sasitë më të mëdha të marijuanës në Itali vijnë nga Shqipëria
Artikulli tjetërTransferimi i Ronaldos te Juventus, flet legjenda e Realit: Perez u tregua shumë bujar…

S'KA KOMENTE

Comments are closed.