VIDEO / Juventusi e mbyll vitin me fitore, Sheva frenon Atalantën

Dec 21, 2021 | 22:54
SHPËRNDAJE

Juventusi ia ka dalë që të mbyllë vitin 2021 me një fitore në Serinë A. Skuadra e Alegrit ka mundur me shifrat 2-0 Kaljarin dhe u ngjit në vendin e 5-të në renditjen e Serisë A.

SERIA A

Bardhezinjve u mjaftoi nga një gol në secilën pjesë të sfidës, të shënuar nga Ken dhe Bernardeski, për të siguruar tre pikë shumë të rëndësishme që i ndihmojnë të shkojnë më të qetë në ndeshjet e ardhshme. Kjo, edhe pse përsëri skuadra tregoi disa momente dobësie ku Kaljari mund të ndryshonte fatin e sfidës dhe u deshën ndërhyrje të Sheznjit për të shpëtuar portën.

Gjithsesi, në fund Alegri mund t’u gëzohet këtyre tre pikëve si dhe faktit që Atalanta duket më e arritshme pas krizës që duket se po kalon në këtë periudhë. Pas humbjes ndaj Romës, erdhi ndalesa e radhës kundër Xhenoas, me shifrat 0-0. Edhe pse bergamaskët dominuan ndeshjen nga fillimi e deri në fund, nuk ia dolën të çanin murin e ngritur para zonës nga ekipi i Xhenoas dhe në fund u desh të kënaqeshin me vetëm 1 pikë.

SERIA A

XHENOA-ATALANTA 0-0

JUVENTUS-KALJARI 2-0
40′ Ken, 83′ Bernardeski


renditja

FORMACIONET ZYRTARE

XHENOA-ATALANTA

xhenoa

JUVENTUS-KALJARI

juventus

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura