VIDEO-“Je e keqpërdorur nga Rama”/ Deputeti i opozitës: Sistemin në burgje e keni kthyer në privat, janë emëruar njerëz pa lidhje të…

Oct 22, 2020 | 10:24
SHPËRNDAJE

Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi akuzon qeverinë se në sistemin e burgjeve, por edhe administrata në përgjithësi janë kthyer në privat.

Në interpelancë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, deputeti Maliqi tha se edhe ajo, ashtu si Lleshaj është keqpërdorur nga Rama.

“Besoj dhe shpresoj që i ke çështje, që nga burgjet, korrupsioni, protesta e të burgosurve, emërimet nepotike, tenderat e shumta, e të tjera skandale, shpresoj që ti përgjigjesh jo me një analizë, por me një raport.

Jam i bindur që edhe ti si zoti Lleshaj jeni të keqpërdorur nga kryeministri besoj që të përgjigjesh 50% të realitetit.

Pasi të të dëgjoj ty do të tregoj katrahurën në burgje këto dy vjet që unë jam larguar dhe në momentin që ju keni larguar dy ish drejtorë socialistë, Arben Çuko dhe Stefan Cipa  dhe keni emëruar drejtorë të përgjithshëm  jo  vetëm aty por kudo njerëz të rilindjes pa lidhje që e kanë kthyer në privat sistemin e burgjeve”, tha Maliqi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura