VIDEO/ Adnan Januzaj rikthehet me dy gola te Mançesteri

Jan 18, 2016 | 23:02
SHPËRNDAJE

Adnan Januzaj ka shënuar dy gola në takimin e U-21 mes Mançester Junajdit dhe Southampton. Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së hënës përfundoi me rezultatin 4-0 për të rinjtë e Mançesterit.

305048D100000578-3405345-image-a-34_1453150940608

Mediat britanike kanë shkruar se, pas huazimit për 6 muaj te Borusia e Dortmundit, Januzaj ka suprizuar Van Galin me formën e tij. Dy golat e Januzajt u shënuan në minutën e 45’ dhe të 79’.

Goli i parë u realizua nga një goditje jashtë zonës së rreptësisë me të majtën, ndërsa goli i dytë u realizua në minutën e 79’ nga një goditje përballe portierit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura