VIDEO/ Italia është shumë e fortë, Shqipëria U16 mundet në miqësoren e parë

Jan 24, 2023 | 22:49
SHPËRNDAJE

Kombëtarja shqiptare e futbollit U16 është grumbulluar këto ditë në Itali, për dy ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses vendase. Skuadra e trajneit Agron Kërçova është mundur me shifrat 3-0 në ndeshjen e parë që është zhvilluar sot në qendrën e ekipeve kombëtare në Koverçiano.

bandicam 2023-01-24 21-47-35-345

Sfida nisi me një gol të shpejtë të vendasve, të cilët tundën rrjetën që në minutën e 4-t pas një gjuajtje me kokë të Komotos.

Ndërkohë, goli i dytë erdhi në fundin e pjesës së parë falë Injacia i cili depërtoi në krahun e djathtë dhe gjeti rrjetën me një gjuajtje të fortë.

Në pjesën e dytë, erdhi edhe goli i tretë i realizuar nga Damiano, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 3-0 të këtij dueli, teksa dy skuadra do të ndeshen përsëri të enjten për një tjetër sfidë.

SHQIPËRIA: Kolgecaj, Çekrezi (72′ Kurti), Koci (46’ K. Agolli), Kovaçi (67’ Ndoj), Gjoshi, Marqeshi, Sheji (82’ Zekaj), Vukaj (67’ Boriçi), Vogli (82’ E. Agolli), Begolli (72’ Nela), Mihana (72’ Tushi)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura