VIDEO/ Italia është shumë e fortë, Shqipëria U16 mundet në miqësoren e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2023 | 22:01

VIDEO/ Italia është shumë e fortë, Shqipëria U16 mundet në miqësoren e parë

Kombëtarja shqiptare e futbollit U16 është grumbulluar këto ditë në Itali, për dy ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses vendase. Skuadra e trajneit Agron Kërçova është mundur me shifrat 3-0 në ndeshjen e parë që është zhvilluar sot në qendrën e ekipeve kombëtare në Koverçiano.

bandicam 2023-01-24 21-47-35-345

Sfida nisi me një gol të shpejtë të vendasve, të cilët tundën rrjetën që në minutën e 4-t pas një gjuajtje me kokë të Komotos.

Ndërkohë, goli i dytë erdhi në fundin e pjesës së parë falë Injacia i cili depërtoi në krahun e djathtë dhe gjeti rrjetën me një gjuajtje të fortë.

Në pjesën e dytë, erdhi edhe goli i tretë i realizuar nga Damiano, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 3-0 të këtij dueli, teksa dy skuadra do të ndeshen përsëri të enjten për një tjetër sfidë.

SHQIPËRIA: Kolgecaj, Çekrezi (72′ Kurti), Koci (46’ K. Agolli), Kovaçi (67’ Ndoj), Gjoshi, Marqeshi, Sheji (82’ Zekaj), Vukaj (67’ Boriçi), Vogli (82’ E. Agolli), Begolli (72’ Nela), Mihana (72’ Tushi)

PANORAMASPORT.AL