“Vora meritonte më shumë sesa vendi i 4-t” , Dalipi: Duhet përkushtim për fazën ‘play off’

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 19:55

“Vora meritonte më shumë sesa vendi i 4-t” , Dalipi: Duhet përkushtim për fazën ‘play off’

Vora kërkon të mbajë ritmin edhe kundër Elbasanit. Mbrojtësi Kevin Dalipi për “Panorama Sport” u shpreh: “6 humbjet radhazi ndikuan në anën psikologjike të skuadrës dhe kjo ndikoi edhe në fillimin e sfidës ndaj Tomorit.

VORAAAA

Fitorja ndaj beratasve na rriti moralin dhe na frymëzon edhe për transfertën me Elbasanin. Po punojmë për më të mirën në këtë ndeshje, më shumë për prestigj se sa për rezultat. Do të jetë një ndeshje e fortë dhe shumë e luftuar, pasi të dy ekipet kanë lojtarë cilësorë.

Edhe pse nuk e meritonim vendin e 4-t në renditje, ne do të bëjmë punën tonë mirë deri në fund të sezonit. Ndeshjet e mbetura i shikojmë edhe si një përkushtim për fazën ‘play off’. Me këtë rast u kërkojmë ndjesë tifozëve tanë për ndeshjet që i kemi zhgënjyer”.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"