Flet ish-sulmuesi, Mario Gomez: Ja përse refuzova Realin dhe Atletikon në 2013

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 19:44

Flet ish-sulmuesi, Mario Gomez: Ja përse refuzova Realin dhe Atletikon në 2013

Ish-sulmuesi i Bajern Mynih Mario Gomez ka rrëfyer së fundmi prapaskenën në vitin 2013, periudhë kur vendosi të largohet nga Bajerni, ose më saktë kur e “dëboi” Guardiola sipas rrëfimit të tij.

MARIO GOMEZ

Ai ka treguar disa skenarë interesantë mbi atë periudhë: “Më kujtohet qartë viti kur ne fituam gjithçka dhe më pas erdhi Pep. Ende me djeg largimi nga Mynihu. Në këtë etapë shfaqën interes Atletiko dhe Real Madridi. ‘Galaktikët’ më donin si konkurrencë për Benzema, ndërsa Hënes vendosi kundër, pasi nuk kishte marrëdhënie të mira me Perez.

Sapo u njoha me interesimin e Atletikos, thashë jo, shkak frika ndaj Diego Simeones. Si përfundim zgjodha Fiorentinën”, tha Gomez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"