VIDEO/ E djathta vrastare në hyrje të zonës, Muçi bën heroi dhe dërgon Beshiktashin në finale
Ernest Muçi ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Beshiktashit, teksa arriti të zhbllokonte sfidën ndaj Ankaraguçu, të vlefshme për raundin gjysmëfinal të Kupës së Turqisë që përfundoi me shifrat 1-0.
Me një të djathtë vrastare në hyrje të zonës, talenti shqiptar, përshëndeti rrjetën në minutën e 70-të, duke çuar peshë tifozët vendas. Një gol me mjaft vlerë ky për Muçin, që dërgoi Beshiktashin në finalen e Kupës, teksa futbollisti shqiptar ishte padyshim heroi i mbrëmjes, duke vendosur sfidën.
Vlen të theksohet fakti se 23-vjeçari u transferua në merkaton e janarit te klubi turk, nga Legia e Varshavës, ku në 11 ndeshje të luajtura në kampionat, ka shënuar 3 gola.
MUÇi😎🧿🦅muhteşemsin pic.twitter.com/8OxxJbRUAN
— GZN (@GZN3301) May 7, 2024
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"