Tre gola në 4 ndeshjet e fundit, sulmuesi shqiptar bën bomberin në Kinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 20:43

Tre gola në 4 ndeshjet e fundit, sulmuesi shqiptar bën bomberin në Kinë

Albion Ademi po kalon një moment mjaft të mirë në elitën e futbollit kinez. I transferuar vetëm pak kohë më parë te skuadra e Tianjin Jinmer Tiger nga radhët e Varnamos në Suedi, 25-vjeçari ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u shndërruar në një bomber te skuadra kineze. 

ademi

Në katër ndeshjet e fundit, Ademi ka gjetur 3 herë rrugën e rrjetës, si dhe ka regjistruar një asist. Sulmuesi shqiptar shënoi edhe në përballjen e sotme ndaj Wuhan Three Towns, ku ekipi i tij u mposht me shifrat 2-1. 

Në total në 8 ndeshje të luajtura deri tani me fanellën e skuadrës kineze, Ademi ka shënuar 4 gola, si dhe ka regjistruar 2 asiste. 

ademiii

Vlen të theksohet faki, se në të kaluarën sulmuesi ka qenë i grumbulluar edhe me Kombëtaren A të Shqipërisë, teksa me Shpresat ka luajtur 5 ndeshje.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"