Çelsi në hall, nëse shkarkon Poçetinon revoltohen lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 19:02

Çelsi në hall, nëse shkarkon Poçetinon revoltohen lojtarët

Çelsi do të rrezikonte një reagim të ashpër në dhomën e zhveshjes nëse shkarkonte Mauricio Poçetinon si trajner, ka mësuar “Mail Sport”. Presioni është shtuar mbi trajnerin argjentinas pas kapitullimit 5-0 të së martës kundër Arsenalit, por burime pranë lojtarëve të Çelsit këmbëngulën me forcë të mërkurën se ata mbeten në mbështetje të plotë pas 52- vjeçarit.

pocetino

Ky është qëndrimi i futbollistëve, pavarësisht nga pakënaqësia e mbështetësve që po rritet, ndërsa një sezon tjetër pa trofe apo vendin e katërt, po i afrohet fundit. Është një telash i shtuar për hierarkinë e Çelsit, të cilët janë të vendosur të bëjnë një rishikim të situatës gjatë verës dhe do të duhet të marrin parasysh lidhjen e skuadrës së tyre me trajnerin aktual kur të vendosin nëse do të bëjnë një ndryshim menaxherial përpara sezonit të ardhshëm. Poçetino e ka kaluar pjesën më të madhe të këtij sezoni duke mbrojtur ekipin e tij të ri pas rezultateve zhgënjyese.

Edhe pse ai tha se lojtarët e tij u dorëzuan pasi Arsenali u shënoi pesë gola në “Emirates Stadium” këtë të martë, ai gjithashtu refuzoi t’i bënte ata përgjegjës, duke shpjeguar: “Nuk mund t’i fajësoj lojtarët. Ka shumë detaje dhe rrethana përse ndodhi kjo”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"