Shifrat e frikshme/ Bellingam, ndikim unik dhe të menjëhershëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 20:49

Shifrat e frikshme/ Bellingam, ndikim unik dhe të menjëhershëm

Xhud Bellingam vendosi vulën e tij në La Liga me një nga ato gola që e çojnë “Bernabeun” në ekstazë: në minutat shtesë për të mposhtur rivalin e madh, Barcelonën. Anglezi shënoi përsëri, gjë që nuk kishte ndodhur që nga 10 shkurti, kur Madridi mundi Gironën për të hapur një hendek në La Liga që tashmë duket përfundimtar.

belli

Pavarësisht këtij rrugëtimi prej më shumë sesa dy muajsh pa gol, me një dëmtim dhe një sanksion në mes, titulli i Ligës i rezervuar nga Madridi ka shumë shpjegime në atë që Bellingam ka bërë në sezonin e tij të parë në shtëpinë e bardhë. Me 21 gola (17 në La Liga) dhe 10 asistime, ndikimi i tij është unik në historinë e Madridit si një mesfushor të sapoardhur.

POZICIONI – Pozicioni i Bellingamit në skemën e Ançelotit ka qenë në pjesën më të madhe të rasteve ai i një sulmuesi më shumë sesa i një mesfushori. Por anglezi ka qenë gjithmonë një lojtar shumë i angazhuar në manovrën e lojës së Realit. Në sezonin e kaluar, Ançeloti e kishte në këtë pozicion Fede Valverden, me të cilin “humbi” dhe një bast për punën e golave.

Uruguaiani shënoi 12 gola nga 10 që i kishte kërkuar trajneri. Për të arritur 21 golat që britaniku ka shënuar që nga ardhja e tij në Madrid, Luka Modriçit për shembull i janë nevojitur tetë sezone! Toni Kros, i cili ka 28 gola në 459 ndeshje si lojtar i Realit, iu deshën gjashtë sezone për të arritur 21 gola. Dani Sebajos numëron 7 gola në 141 ndeshje, Kamavinga 2 gola 136 takime pa shkuar më tej.

E SHKUARA – Nëse kthehemi pas në kohë, duhet të zbresim poshtë ndër vite për të gjetur mesfushorët e Madridit të arrijnë 21 golat e Bellingamit. Kasemiro shkoi te Junajtid me 31 gola në 336 ndeshje dhe iu deshën 5 sezone për të arritur shifrën 21 që mban aktualisht Bellingam me të paktën 8 ndeshje (9 maksimumi) të mbetura deri në fund. Me një rol shumë më sulmues, Mesut Ozil u largua nga Madridi me 27 gola në 159 ndeshje. Për të arritur në kuotën 21, u deshën tre sezone dhe 135 ndeshje.

FERNANDO HIERRO – Me gjashtë ndeshje të mbetura në La Liga dhe me dy ose tre ndeshje në Champions, Bellingam është pesë gola larg shifrës historike për një mesfushor të bardhë: 26 golat e Fernando Hierros në sezonin 1991-1992. I konvertuar në mesfushor dhe shënues nga Radomir Antiç, ishte sezoni i tretë i Hierros në Madrid. Në dy të parat shënoi 15 gola (7 dhe 8).

BELLINGHAM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"