Xhimi Karrager: Musiala, në të njëjtin nivel me Maradonën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2024 | 20:19

Xhimi Karrager: Musiala, në të njëjtin nivel me Maradonën

Ish-mbrojtësi i Liverpulit Xhimi Karrager ka mbetur i mahnitur nga rritja e Xhamal Musialës. Tashmë në rolin e analistit, Karrager e krahason në të njëjtën kategori me Maradonën “bambin”, ndërsa nuk e vë në dyshim se ai është më i mirë se Bellingam:

musiala

“Sa herë që e shoh Musialën me topin në këmbë më kujton Diego Maradonën. Ai djalosh dhuron magji. Fakti që përfaqëson Gjermanin është një mëkat për ne anglezët. Nuk e ka problem të marrim zvarrë gjithë mbrojtjen mike.

Duhet ta pranojmë se Xhamal është më i lartë se Bellingam, nëse i referohemi elegancës në driblime dhe vizonit. Gjithsesi, Xhud ka mentalitet prej një lideri”, e mbylli Karrager në “CBS Sports Golazo”. Musiala dhe Bellingam do të përplasin “brirët” ditën e mërkurë në Champions, ndeshja e dytë gjysmëfinale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"