Kthimi i Brdariç në Shkodër, ish-sulmuesi i Vllaznisë bën ironi: Kan ba bé mos me ja fut ma…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 22:30

Kthimi i Brdariç në Shkodër, ish-sulmuesi i Vllaznisë bën ironi: Kan ba bé mos me ja fut ma…

Thomas Brdaric është kthyer sot për eksperiencën e tij të dytë në pankinën e Vllaznisë. Pa u mbushur dita nga shkarkimi i Qatip Osmanit, kuqeblutë kanë prezantuar trajnerin gjerman i cili ka zbarkuar në Shkodër dhe ka nisur menjëherë punën me ekipin.

brdaric osmani

Një lajm që ka shkaktuar jo pak habi në opsionin sportiv në Shkodër, duke llogaritur se skuadra është pak javë nga fundi i sezonit dhe se Brdariç ishte larguar jo pa polemika nga shkodranët në fund të eksperiencës së parë.

Ish-sulmuesi i njohur i shkodranëve, Roland Luçi, nuk ka kursyer ironinë me një postim në rrjetet sociale.

“Aha Brdariç? Flitet se kan ba bé mos me ja fut ma si ja futen herën tjetër”, shkruante ai në postimin e tij ironik, duke kujtuar polemikat me të cilat u largua tekniku nga pankina e kuqebluve.

8e06576c-52bb-426b-9007-40fa6c13335c

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"