Pezullime dhe gafa me shumicë, Milani në emergjencë totale kundër Juves

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 20:25

Pezullime dhe gafa me shumicë, Milani në emergjencë totale kundër Juves

Problemi është serioz dhe i dyfishtë. Sidomos kur në diçka më shumë se 24 orë skuadra duhet të sfidojë Juventusin në Torino. Nga njëra anë është amnezia e departamentit dhe e individëve, të cilët vazhdojnë t’u falin gola kundërshtarëve.

ac-milan-v-fc-internazionale-serie-a-tim-red-card

Dhe nga ana tjetër ka nerva që kërcejnë dhe arbitra që tundin kartonë të rëndë. Mbrojtja e Milanit vazhdon të mos ketë qetësi dhe lajmi është i keq, sepse pas largimit nga Liga e Europës dhe flamurit të bardhë të ngritur ndaj Interit, “Djalli” nuk mund të dorëzohet ende. Objektivi është mbyllja e kampionatit në vend të dytë dhe për këtë arsye edhe kualifikimin në Champions-in e radhës, për të cilin mungon ende konfirmimi aritmetik.

RAPORTI I RËNDË – Pikërisht në këtë kontekst alarmi vazhdon të bjerë fort pasi kuqezinjtë vazhdojnë të japin gola, pas atyre kundër Romës, ja ata ndaj Interit: gabime të dukshme dhe “gozhduese” në të dyja rastet, të cilave i shtohet edhe Komisioni i Disiplinës që sivjet shënon ndëshkime për rekord ndaj lojtarëve të “Djallit”.

Dhe deklarata e gjyqtarit sportiv ishte veçanërisht e ashpër: Hernandez dhe Kalabria, të cilët humbën toruan në fund të derbit, do të mungojnë në ndeshjen e radhës, por edhe Tomori, i cili ishte i paralajmëruar e ndaj Interit mori një të verdhë që stisi menjëherë pezullimin e radhës.

Nëse gjithë kësaj i shtojmë se Kalulu është i lënduar dhe nuk ka siguri për rikuperimin e Kjaer, do të thotë se Pioli do të ketë të këtë zgjedhje të numëruara për nesër pasdite. Problem brenda problemit: ndeshja e radhës është në terrenin e Juves, i cili në thelb ka shansin e fundit për të cenuar sado pak vendin e dytë të zënë nga Milani (tani në 5 pikë larg).

MUNDËSIA – Çfarë duhet bërë atëherë? Sigurisht që nuk ka shumë me opsione. Lojtarë të numëruar në stadiumin e Torinos, dhe për rrjedhojë: Gabia dhe Çau i rikthyer (gjithashtu nga një pezullim) në qendër të mbrojtjes, Florenci në mbrojtje të djathtë dhe Terraçiano që mund të debutonte si titullar për kuqezinjtë në të majtë.

Alternativa, absolutisht e vlefshme bazuar në drejtimin e Piolit në ndeshjet e fundit: Musah në të djathtë të mbrojtjes dhe Florenci i devijuar në të majtë. Nëse trajneri nuk i drejtohet dikujt nga ekipi i të rinjve, nuk ka asgjë tjetër në dispozicion. Në fakt, në stol me Interin pas një jete e pa veten sërish Kaldara, por mundësia për ta parë në fushë që në fillim nuk është as e imagjinueshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"