Donat Mehmeti: Keqardhje për situatën, shpëtimi i Besës nis me fitoren kundër Korabit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 20:13

Donat Mehmeti: Keqardhje për situatën, shpëtimi i Besës nis me fitoren kundër Korabit

Humbja me Lushnjën ka rikthyer ethet e rrëzimit dhe të “play out”-it te Besa. Me sa duket, 4 fitoret e arritura radhazi e ndihmuan për të mos iu bashkuar direkt Tomorit në Kategorinë e Dytë, por jo për ta shpëtuar nga zona “play out”.

Mehmeti 10

Duhet kujdes se edhe Luzi i parafundit është vetëm 4 pikë larg. Në takimin e radhës kavajasit do të presin Korabin, që do të luhet të dielën në “Roza Haxhiu” të Lushnjës. Për sulmuesin e ri, Donat Mehmeti, kavajasit janë të dënuar të fitojnë në se nuk dëshirojnë më të keqen. “Kemi gabuar gjatë gjithë kampionatit dhe po e paguajmë në fund. Humbja në Lushnjë na riktheu në garën e mbijetesës. Jam munduar të bëj maksimumin sa herë që trajneri Bubeqi më ka aktivizuar.

Më vjen keq për situatën, por kam besim të plotë tek ekipi. Në 3 takimet e fundit do të kërkojmë patjetër vetëm fitoret, duke nisur nga sfida e së dielës me Korabin. Gjykoj se kundërshtarët janë më të fortë, por jemi ne që nuk bëjmë atë që kemi mundësi. Grupi, loja, cilësia e garanton rikthimin, kështu që pas humbjes me Lushnjën duhet të vëmë shpirtin në fushë duke mundur fillimisht Korabin e me radhë. Asnjë kundërshtar, sidomos tani në fund nuk të fal asgjë, prandaj jemi të ndërgjegjshëm dhe besojmë fort te fitorja”, u shpreh Mehmeti.

FERIZ FERIZAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"