VIDEO/ Incidenti i pakëndshëm mes Alketa Vejsiut dhe Endri Priftit

Mar 15, 2016 | 8:58
SHPËRNDAJE

Endri Prifiti pati një dalje aspak të këndshme në spektaklin “Your Face Sound Familiar”. Këngëtari e teproi paksa me fjalët karshi prezantueses Alketa Vejsiu, duke bërë që kjo e fundit t’i hiqte mikrofonin dhe të mos e lejonte të vazhdonte më tej.

Debati

Endri Prifti: Për mua nuk ka asgjë të vështirë. Mbrëmë Alketa Vejsiu, ky ylli, kjo princesha dje ishte me tuta dhe më shkatërrove fare… si sirenë.

Alketa Vejsiu: Bëj pak pushim që të të vijnë idetë.

Arjan Çani: Ç’do me thënë Siamo soli

Endri Prifti: Nuk jemi vetëm

Arjan Çani: Jo jemi vetëm.

Endri Prifti: Kryesorja është që kur bën dashuri mos më thuaj që nuk mendon për mua.

Alketa Vejsiu: Unë të them edhe këtë: të marr mikrofonin. Shko pas kuintave. Disiplinohu pastaj eja këtu, sepse dole pak nga orbita. Jo sepse këtu te programet e mija ka limite. Nuk mund të themi ca na vjen në mëndje. Po sepse po flet përçart dhe unë nuk e e përballoj dot këtë të folurën tënde përçart, në skenë përpara milion shikuesve.

Ndërkohë, pas këtij incidenti ka reaguar dhe vëllai i këngëtarit, Stefi Prifi. “Gjigandi e kreu misionin. Nuk mund të gjejë veten në këtë spektakël me rregulla strikte…!!! Ai është një shpirt i lirë, nuk mund të futet në “kafazin” e Alketa Vejsiut”, shkruan Stefi Prifti.

Gjigandi e kreu misionin.Nuk mund te gjeje veten ne kete spektakel me rregulla strikte…!!!Ai eshte nje shpirt i…

Posted by Stefi Prifti on Monday, March 14, 2016

 

Alketa Vejsiu dhe Endri Prifti
Alketa Vejsiu dhe Endri Prifti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura