VIDEO/ Gjykata Administrative rrëzoi kërkesën për këshilltarët socialistë, PD: Gjyqtarët u shantazhuan me Vetting

Jul 18, 2018 | 19:44
SHPËRNDAJE

Pas vendimit të Gjykatës Administrative e Tiranës e cila rrëzoi kërkesën e PD, për shkarkimin e 6 këshilltarëve të PS në Bashkinë e Tiranës.

Pas këtij vendimi ka reaguar dhe PD me anë kreut të kreut të këshilltarëve Kreshnik Çollaku, i cili shkruan se gjyqtarët u kërcënuan me vetting për të dhënë këtë vendim.

Kryetari i këshilltarëve demokratë të Tiranës, Kreshnik Çollaku denoncon vendimin e gjykatës, gjyqtaret e se cilës sipas tij janë shantazhuar me procesin e veTtingut. Çollaku publikoi videon kur kreu i këshilltarëve në Bashkinë Tiranë flet për procesin e vettingut dhe vendimin e Gjykatës së Apelit.

kreshnik collaku

Postimi i plotë

Tre qyqare per gjyqtare.

Sot Bashkia Tiranes,rradhes se zyrtareve,aktoreve,gazetareve,shoqerise civile,bizneseve te blera i shtoi dhe tre gjyqtare te Gjykates Apelit Tirane.

Sot tre gjyqtaret e apelit Tirane sanksionuan padrejtesine dhe paligjshmerine ne Keshillin Bashkiak Tirane.

Ky vendim ne fakt ishte paralajmeruar disa muaj me pare nga Kryetari i Keshillit Bashkiak,i sigurte ne vendimin e tyre pasi ne te kundert “do te shohim si do te kalojne vettingun”. (Shiko videon me poshte)

Kjo ngjarje e paralajmeruar ndodhi.

Tre gjyqtaret e apelit iu gjunjezuan presionit te qeverise dhe asgjesuan drejtesine.

Vete gjyqtare te trupes kane komunikuar me palet duke u shfajesuar se vendimin absurd e kane marre “prej frikes se konfliktit me qeverine ne fazen e vettingut” (kush te kete merak disponojme pjese te ketij komunikimi).

Tre qyqareve po u bejme nje premtim se do ti mbajme mend gjate emrat e tyre dhe faktin se me qyqarine e tyre sot ekzekutuan drejtesine.

Nje dite ne kete vend do te kete drejtesi dhe per Drejtesine.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura