VIDEO/ “Fundi i ditëve”- Episodi i serialit  vizatimor që parashikoi para 4 vitesh vdekjen tragjike të Kobe Bryant

Jan 27, 2020 | 22:30
SHPËRNDAJE

Mund të duket e çuditshme, por një serial vizatimor parashikoi vdekjen tragjike të Kobe Bryant katër vite më parë.

Seriali vizatimor i quajtur “Legends of Chamberlain Heights”, tregon bëmat e disa shokëve gjimnazi që janë rezerva në skuadrën e basketbollit të shkollës, por që duan të bëhen të famshëm.

cody bryan

Në episodin “End of Days”, që tashmë është hequr nga faqja e internetit “Comedy Central”, tregohet ish-basketbollisti që përplaset me helikopter, me trofetë në duar.

Comedy Central njoftoi në Twitter se do ta fshijë episodin nga faqja, ndërsa shkroi: “Në shenjë respekti për Kobe Bryant dhe familjen e tij, do të heqim klipin e tij dhe ju kërkojmë që të mos e shpërndani”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura