VIDEO-FOTO/ Grusht kameramanit, tension në protesten te Unaza e Re. Noka: 2 mijë banorë në mëshirë të fatit

Nov 10, 2018 | 10:34
SHPËRNDAJE

protesta-unaza-madhekameramani-dhuna-unaza-reBanorët e Unazës së Re kanë bllokuar sërish sot aksin rrugor të njohur si “Astiri” në Tiranë.

Banorët nuk kanë lejuar kalimin e automjeteve në të dy akset e Unazës së Madhe, duke bërë thirrje për një dëmshpërblim të plotë të banesave që preken nga projekti unazës.

Gjatë kësaj proteste ka patur dhe konfrontime fizike mes drejtuesve të automjeteve dhe banorët.

Madje nga kjo protestë është goditur kameramani i një media private.

Ai ka qenë duke filmuar protestën, ndërkohë që është goditur me grusht nga drejtuesi i një automjeti tip “Benz”.

Në protestë kanë marrë pjesë dhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu dhe disa përfaqësues të Partisë Demokratike.

“Edi Rama të na kërkojë falje për këtë projekt korruptiv që ka bërë këtu. Të ne do e mbrojmë pronën me çdo kusht”, kanë bërë thirrje banorët.

I pranishem ne mbeshtetje te protestuesve ka qene dhe deputeti i PD-se, Flamur Noka.

Ne fjalen e tij per mediat, Noka dënoi heshtjen e bashkisë dhe të qeverisë për protestën legjitime të banorëve të Unazës së Re.

“Në këtë ditë të shtatë të protestës çdo gjë ka rënë në vesh të shkurdhër. Qeveria dhe bashkia bëjnë sikur nuk ekzistojnë këta banorë, vetëm se kanë njoftuar se do t’ua prishin të gjitha banesat. Askush nuk ka ardhur të bisedojë me ta.”- u tha Noka gazetarëve.

Flamur Noka e cilësoi barbare dhe jonjerëzore sjelljen e Bashkisë me mbi 2 mijë banorë, të cilëve u ka marrë votën dhe paratë për legalizimin e shtëpive, ndërsa tani po i prish pa dëmshpërblim.

“Erion Veliaj ndërton banesa strehimi për qentë ndërsa këta banorë i hedh në rrugë pa pikën e mëshirën. Ne nuk mund ta pranojmë dhe nuk mund ta tolerojmë këtë. Kjo që po bëhet është çnjerëzore.”- u shpreh deputeti i PD.

Flamur Noka siguroi banorët për mbështetjen e plotë të PD për të drejtën e tyre legjitime për t’u dëmshpërblyer.

protesta-unaza-madhe2 protesta-unaza-madhe1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura