VIDEO- Fenomeni i pazakontë në gusht/ Reshje dëbore në…

Aug 4, 2020 | 22:13
SHPËRNDAJE

Nëse temperaturat në pjesën e Mesdheut kanë arritur 40 gradë në shumë zona, në Alpet e Italisë ka pasur reshje dëbore mbrëmjen e së hënës.

1

Femomeni i pazakontë është dokumentuar nga imazhet kapur nga kamerat në Pass Stelvio.

Fotot e peizazhit të zbardhur, të shpërndara në rrjetet sociale nga dhjetëra përdorues entuziastë u botuan edhe në faqen në Facebook të Qendrës Meteorologjike të Lombardisë. “Kalimi Stelvio, në lartësinë 2,758 metra mbi nivelin e detit, ishte me dëborë gjatë natës, si dhe një pjesë e madhe e sektorit tonë alpin duke filluar nga rreth 2.300-2.400 metra mbi nivelin e detit“, thuhet në postim.

Freskia erdhi vetëm për një periudhë të shkurtër, pasi temperaturat e gushtit do të shkrijnë shpejt dëborën.

Sipas Qendrës Meteorologjike të Lombardisë, rritja e temperaturave është e planifikuar midis të premtes dhe të shtunën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura