Mesfushori shqiptar, Enis Çokaj po kalon një formë fantastike teksa ka gjetur rrugën e golin ditën e sotme me Lokomotivën e Zagrebit.
22-vjeçari kaloi në avantazh Lokomotivën në sfidën ndaj Slaven Belupos, duke goditur saktë me kokë pas një harkimi në minutën e 22-të të takimit.
Çokaj ishte protagonist dhe javën e kaluar duke dhënë 2 asist në barazimin 2-2 me rivalët e Dinamos së Zagrebit. Ky është sezoni i tretë i mesfushorit shqiptar me fanellën e kroatëve duke u kthyer në një nga shtyllat e ekipit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al