VIDEO/ Elvis Naçi “skuq” stadiumin në Zyrih: Jemi një!

Jun 3, 2019 | 21:31
SHPËRNDAJE

Në një tjetër tur të jashtëzakonshëm nëpër Europë, Elvis Naçi, Sidrit Bejleri së bashku me aktorin Mirush Kabashi mblodhën qindra bashkëkombës.

Sidrit Bejleri çoi zemrat e shqiptarëve peshë në Zvicër kur këndoi himnin kombëtar së bashku me 5000 shqiptarë në stadiumin gjigand Swiss Arena.

5000 flamuj u valëviten si kurrë më parë në stadium siç shikohen nga pamjet në video. Zemrat e shqiptarëve të cilët punojnë dhe jetojnë në Zvicër u ngritën “peshë” nga Elvis Naçi, i cili çoi tek ta një copëz Shqipërie. Trevat shqiptare u bashkuan në një natë të mbushur me emocione dhe surpriza.

Elvis Naci (1)

Në Zyrih shqiptaret dine të falin ngrohtësi dhe bujari. Këtë atmosferë fantastike do transmetohet nëemisionin e së premtes më datë 7 qershor. Stafi i emisionit ndjeu një mikpritje të rrallë nga shqiptarët në Zyrih, emocionet do po përcillen në ekranin e News 24 për gjithë shikuesit në studion e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura