VIDEO/ Eliminimi i Liverpulit nga Atalanta, rastet flagrante të shpërdoruara nga Salah bëjnë xhiron e rrjetit

Apr 19, 2024 | 7:55
SHPËRNDAJE

Liverpuli nuk ia doli dot të kalonte Atalantën të raundin çerekfinal të Ligës së Europës, teksa u mposht nga italianët me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

GLeQmsBWcAA45xD

Disfata 0-3 në “Anfield” në duelin e parë, rezultoi fatal për të kuqtë e Klopit, të cilët pavarësisht triumfint minimal në duelin e kthimit, nuk arritën të kualifikoheshin për më tej.  

 

Momo Salah ishte ai që në minutën e 7-të, zhbllokoi sfidën, ndërkohë që ylli egjiptian, shpërdoroi edhe 2 raste të arta gjatë ndeshjes, i vetëm me portierin. Rastet e shpërdoruara nga Salah ndërkohë kanë bërë xhiron e rrjetit, duke habitur sportadashësit nga e gjithë bota.  

RASTI I SHPËRDORUAR NGA SALAH: VIDEO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura