Video e re/ Policia publikon pamjet e arrestimit të grabitësve në Fier, ishin fshehur në…

Mar 2, 2018 | 17:17
SHPËRNDAJE

Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të grabitësve në Fier. Në video shihen të tre arrestimet, të cilët terrorizuan qytetin.

Policia ka arrestuar të tre autorët: Zini Fyraj; Lulëzim Demiraj dhe Dashamir Gergali, të cilët ishin fshehur në fshatin Baltëz të Fierit.

grabitja ne fier

Nga pajmet duket se janë përfshirë një numër i madh forcash policie në këtë aksion, i cili në një kohë rekord solli dhe vënien në pranga të përgjegjësve.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 10:55 përballë gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier, ku grabitësit me maska e armë morën paratë e një Exchange dhe plagosën pronarin e dyqanit Gëzim Hoxha dhe 53-vjeçarin Agur Vrenozi, pronar i godinës ku ndodhet pika e këmbimit valutor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura