Goli i parë i këtij sezoni në Serinë A për Nedim Bajramin ka qenë një kryevepër e vërtetë, i realizuara me një goditje dënimi ndaj Milanit. Por për fatin e keq të futbollistit të përfaqësueses shqiptare, nuk shërbeu për t’i sjellë pikë Empolit, që u mund në shtëpi në mënyrë dramatike nga dy gola në shtesë me shifrat 1-3.
Milani dominoi të gjithë sfidën dhe krijoi raste të panumërta për shënim, por pa arritur të çonte topin në rrjetë deri në momentin kur mbrojtja vendase harroi Leaon në një rivënie anësore dhe ky i fundit ia doli të pasonte për Rebiç që kaloi në avantazh kuqezinjtë.
Bajrami, i cili e nisi ndeshjen nga stoli, iu afrua dy herë radhazi golit duke shpërdoruar mundësi të arta. Por në minutën e 92-të, ai nxori nga repertori i tij një goditje dënimi spektakolare duke vendosur baraspeshën në shifra.
Dukej se gjithçka kishte mbaruar, por me rifillimin e lojës, Empoli u godit menjëherë nga goli rrufeshëm i Milanit me Ballo-Ture. Më pas, në sulmin final të vendasve, erdhi edhe goli që i vuri vulën ndeshjes nga Leao në kundërsulm, duke i siguruar Milanit tre pikë që e çojnë në kuotën e 17 pikëve, 3 më pak se Napoli i vendit të parë.
EMPOLI-MILAN 1-3
90’+2′ Bajrami / 79’ Rebiç, 90’+4′ Ballo-Ture, 90’+7′ Leao
GOLI I LEAO
GOLI I BALLO-TURE
GOLI I BAJRAMIT
RASTI I DYTË I BAJRAMIT
GOLI I REBIÇ
RASTI I BAJRAMIT
TRAVERSA E ZHIRU
FORMACIONET ZYRTARE:
EMPOLI: Vikario, Stojanoviç, De Vinter, Luperto, Parizi, Grasi, Henderson, Has, Pjaca, Lamers, Satriano.
MILAN: Tatarushanu Kalabria, Kjaer, Tomori, Balo-Toure, Tonali, Benaser; Salemakers, De Katelare, Leao; Zhiru.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al