Skuadra e njohur kolumbiane, Deportivo Kali, po kalon një krizë të pazakontë pasi 10-herë fituesit e kampionatit kolumbian, aktualisht gjenden në fundin e tabelës së klasifikimit. Kjo ka shtyrë tifozët e klubit të njohur që të ndërmarrin një akt të pashembullt kundër vetë ekipit të tyre.
Në ndeshjen ndaj Kortulua në transfertë, rreth 1500 tifozë kishin udhëtuar për të mbështetur ekipin e zemrës, por kur kanë parë shifrat të shkojnë 2-0 për ekipin vendas, ata kanë vendosur që të shprehin dëshpërimin e tyte në mënyrën më të keqe të mundshme.
Kur mbeteshin 10 minuta nga fundi i ndeshjes, tifozët kanë shpërthyer rrethimin dhe kanë pushtuar fushën, duke tentuar të rrahin lojtarët e ekipit të tyre. Objektivi kryesor i këtij sulmi ishte trajneri Majer Kandelo i cili ka marrë disa goditje, ashtu si edhe sulmuesi i njohur kolumbian, Teofilo Gutierrez, ish-pjesëtar i përfaqësueses kolumbiane.
Një ngjarje e cila rëndon edhe më shumë situatën e Deportivo Kali, pasi tashmë futbollistët janë të frikësuar të luajnë përpara ultrasve të tyre.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al