Video/ Deti u bë i kuq papritur, pushuesit vrapojnë të tmerruar, mbyllen plazhet

Aug 23, 2017 | 19:47
SHPËRNDAJE

Disa pushues në Cape Cod në Orleans të Shteteve të Bashkuara janë tronditur teksa një peshkaqen papritur ka sulmuar një fokë pak metra larg bregut të detit. Ngrita sytë dhe pashë bishtin e një peshkaqeni të bardhë. Nuk dinim nëse ishte fokë apo njeri, ndaj ishte një moment drithërues”, ka thënë një dëshmitar. Kjo gjë ka alarmuar pushuesit, të cilët thonë se herën tjetër, ushqim për peshkaqenin nuk do të jetë një fokë, por një njeri.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shikohet se si papritur deti bëhet i kuq, ndërsa dhjetëra pushues vrapojnë të tmerruar. Ndërkohë, pas shfaqjes në numër të madh të peshkaqenëve, plazhet janë mbyllur në Cape Cod. “CBS Boston” raporton se janë vërejtur 9 peshkaqenë në Cape Monday, nga Provincetown në ishullin Monomoy, por më i frikshmi ishte sigurisht ai në Orleans, i cili detyroi mbylljen e plazhit Nauset në orën 13:30.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura