VIDEO/ Deputeti i PD: Çfarë më ndodhi me Bankën në Londër kur morën vesh që u futa në Kuvend

Sep 13, 2017 | 20:27
SHPËRNDAJE

Deputeti i ri i Partisë Demokratike Agron Shehaj, gjatë fjalës së tij nga Kuvendi, ka nxitur debat dhe të qeshura në radhë të deputetëve. Por në fakt deputeti i PD-së, ngriti një sërë shqetësimesh ku ndër to theksoi se politikanëve shqiptarë nuk ju lejohen llogaritë bankare në Angli.  Mbi 80% e shqiptarëve duan të ikin nga ky vend.  Mbi 75% kanë menduar seriozisht të ikin duke vlerësuar mundësitë etj.

“Ke bërë ose po bëni plane për të larguar nga Shqipëria 75% të personave. Kryeministri po na flet se do të bëjë certifikata online. Unë nuk jam marrë me politikë. Por, ku u zgjodha pas tre ditësh më komunikuan, jo jo më morën në telefon nga banka në Angli zoti. Kryeministër, më thënë që duhet të mbyllja llogarinë në bankë. Sipas rregullit në Angli, edhe bankave nuk u lejohet që të hapin llogari bankare për politikanët shqiptarë. Mbase një pjesë prej jush e dinë. Unë nuk kisha llogari bankare, kisha një llogari biznesi. Kush e di pse? Kush e di pse? Mesa duket ju njohin mirë. Nuk iu hapin dot asnjë llogari bankare, imagjinoni si e keni katandisur veten. Lëreni shfaqjet”, tha Shehaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura