VIDEO/ Çabi Alonso bëhet gati për hakmarrjen ndaj Romës, me stafin feston eliminimin e Milanit: Futbolli na dha një shans të dytë

Apr 19, 2024 | 10:16
SHPËRNDAJE

Liga e Euroëps vendos përballë edhe në këtë edicion Bajer Leverkusenin me Romën në gjysmëfinalet e turneut dhe për skuadrën gjermane, kjo duket si mundësia me e mirë për një hakmarrje. Një vit më parë, Roma e Murinjos eliminoi ekipin e drejtuar nga Çabi Alonso, që tashmë është i gatshëm që të marrë hak e pretendon të shkojë vetë në finalen e madhe.

dsddsdad

Kjo shihet qartësisht edhe nga një video që po qarkullon në rrjetet sociale, kur në fund të ndeshjes ndaj Uest Hem, Alonso dhe stafi i tij po kontrollonin në celular rezultatet e dueleve të tjera. Video tregon atë duke buzëqeshur teksa i thotë një personi të tretë “Roma”, ndërsa stafi i tij shfaqet duke festuar kualifikimin e skuadrës së De Rosit përballë Milanit.

“Jemi të lumtur që jemi në gjysmëfinale dhe përsëri përballë Romës, që është një skuadër e ndryshme nga ajo e sezonit të kaluar. Kanë një trajner të ri që ka një impakt të shkëlqyer, kanë lojtarë të rinj.  Nuk dua të them që do të jetë një hakmarrje, por futbolli të jep mundësinë për një shans të dytë dhe ne na ka dhënë atë që të tregojmë se jemi më të mirë dhe të mundohemi të mposhtim Romën”, tha Alonso më pas në konferencë për shtyp.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura