Gazeta britanike “The Sun” ka zbuluar festën e shfrenuar të futbollistëve të Mançester Sitit pas suksesit që “Qytetarët” arritën në sfidën e fundit në kampionat ndaj Aston Vilës, ku triumfuan më 12 janar në transfertë në shifrat 1-6.
Mësohet se futbollistët e plot 22 modele “Instagram”-i janë transportuar me avion për në Mançester dhe janë akomoduar në një resort luksi me 15 paund nata.
Mendohet se këtë festë e kanë organizuar disa persona të brendshëm në klub, por ende nuk është e qartë nëse trajneri Guardiola ishte në dijeni se në festë do të ishin të pranishme modelet.
Ndërsa në foto ju njohim me disa prej modeleve, që morën pjesë në festën e shfrenuar me futbollistët.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al