VIDEO/ “Bujqësia nuk bëhet me filma dhe foto”- Erion Braçe thirrje Kryeministrit dhe Qeverisë: Hapni telefonin! Eksportuesit po penalizohen në Serbi

Jan 25, 2022 | 19:45
SHPËRNDAJE

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe i ka bërë thirrje kryeministrit Rama dhe ministrave të qeverisë që t’u përgjigjen eksportuesve dhe shqetësimeve të tyre.

Në një videomesazh, Braçe thekson se janë mijëra bujq që po vuajnë padrejtësinë që sipas tij po u behet me eksportet në Serbi.

Deputeti i PS thekson se kamionët e tregtarëve shqiptarë po kthehen në kufi, pasi sipas tij analizat në Serbi dalin ndryshe nga laboratorët shqiptarë.

Më tej Braçe thekson se bujqësia nuk behet as me filma dhe as me foto, por duke iu përgjigjur shqetësimeve të tregtareve.

“Hapni telefonin!

Hapni telefonat!

Përgjigjuni eksportuesve,

Janë mijëra bujq pas tyre,

Është puna e tyre,

Janë të ardhurat e tyre!

Po marr nje shqetesim te perseritur prej dy ditesh;

PO ME KTHEHET KAMIONI ME PERIME NGA #SERBIA!

U kemi thene eksportuesve se analizat e produktit-perimeve e frutave tona, do te njihen dhe atje, ne Serbi!

Nuk po ndodh!  Nëse speci del këtu thuajse i pastër, shumëfish nen norme, analizuar ne laboratorin ku qeveria ka orientuar eksportuesit, si ka mundësi ne Serbi del ndryshe?

Shiko, vetem ky eksportues me thote qe ka nje renie drastike ne tregun serb, nga 20 kamione vjet ne janar, ne vetem 2 kete janar!  Nese duan te na nxjerrin nga tregu serb, te na i thone e ne te zgjedhim te jemi reciproke!

NUK MUND TE JEMI PERJETE TE DISFAVORIZUAR; Jemi te disfavorizuar ne sistemin fiskal, jemi te disfavorizuar ne mbeshtetje buxhetore me ta e me rajonin;

Nuk mund te jemi te disfavorizuar edhe per arsye burokratike e jo transparente edhe ne eksporte! Ndaj, ZGJIDHENI! HAPNI TELEFONAT E PERGJIGJUNI EKSPORTUESVE!

Bujqesia nuk behet as me filma e as me foto, behet me pune!”, thekson Braçe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura