VIDEO/ Atmosferën në sheshin “Skënderbej” nuk e ndalon as vapa, tifozët në radhë për kupën dhe për të luajtur futboll

May 24, 2022 | 15:57
SHPËRNDAJE

Në sheshin “Skënderbej” vazhdon që atmosfera të jetë e ndezur në prag të finales së madhe të Ligës së Konferencës që do të luhet në stadiumin “Air Albania”.

Edhe pse temperaturat janë të larta, tifozët vazhdojnë të përjetojnë atmosferën në qendrën e kryeqytetit.

Nga pamjet e siguruara nga “Panorama Sport”, shikohet se ata qëndrojnë në radhë për të bërë foto me trofeun e Ligës së Konferencës dhe gjithashtu për të luajtur një ndeshje futbolli.

/Panoramasport/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura