VIDEO/ Arbitri “çmend” Milanin, kuqezinjtë dominojnë Juventusin, por nuk ia dalin të fitojnë

Feb 13, 2020 | 22:49
SHPËRNDAJE

Milani nuk ia ka dalë të marrë fitoren ndaj Juventusit në “San Siro”, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1, në një ndeshje të dominuar nga kuqezinjtë.

milan.gol.juve.coppa.italia.2020.750x450

Kuqezinjtë e Piolit e dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund, teksa kishin edhe disa raste të tjera për shënim, por Bufon ishte në ditën e tij më të mirë sot, duke i ndaluar gjuajtjet e lojtarëve të Milanit. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndonëse “Djalli” iu afrua disa herë golit të avantazhit.

Pjesa e dytë nisi aty ku u mbyll e para, me Milanin në sulm. Pas disa tentativave, ishte i zakonshmi Ante Rebiç, që i dha avantazhin ekipit të tij. Në minutën e 61’, pas një krosimi perfekt të marrë nga Kastijeho, e shfrytëzoi në maksimum, duke e dërguar në rrjetë. Në minutën e 72’, Teo Hernandez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë ekipin e tij me 10 lojtarë.valeri.milan.juve.2020.750x450

Ishte Kristiano Ronaldo që barazoi shifrat, teksa kthehu në gol një penallti të fituar nga ai vetë në minutën e 91’. Shumë mungesa në ndeshjen e kthimit për kuqezinjtë, teksa për shkak të kartonëve të marrë, do të mungojnë Ibrahimoviç, Kastijeho dhe Teo Hernandez.

FT| Milan-Juventus 1-1

Rebiç 61′, Rondalo 91′

40′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Teo Hernandez, i cili ashtu si Ibra do të mungojë në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në Torino.

30′ Ibrahimoviç ndëshkohet me të verdhë dhe plotëson numrin e kartonëve, si pasojë e kësaj do të humbasë ndeshjen e kthimit

Formacionet zyrtare:

Milan(4-4-1-1) Donaruma, Kalabria, Kjaer, Romanjoli, Teo Hernandez, Kastijeho, Kesi, Benaser, Rebiç, Çalhanoglu, Ibrahimoviç. Trajner: Stefano Pioli.

Juventus(4-3-3) Bufon, De Shiljo, De Ligt, Bonuçi, Aleks Sanrdo, Ramsej, Pjaniç, Matuidi, Kuadrado, Ronaldo, Dibala. Trajner: Mauricio Sarri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura