Vettingu në politikë, Basha për herë të parë flet hapur: Do të bëhet nga…

Sep 24, 2018 | 22:42
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Vettingu i politikanëve ka qenë një nga temat që ka folur sot kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili.

Basha ka treguar mekanizimin se si do të behët vettingu në politikë, dhe shtoi se  do të ketë dhe mbikëqyrje ndërkombëtare.

bashari-1-800x450

Kush do ta bëj vettingun?

Duke qenë se djalli është në Kuvend. Kush është djalli? Janë politikanët që për hir të karrierës së tyre kanë bërë pazare me organizatat kriminale. Sot nuk qeveris Rama, por qeveris krimi.

Vetingu në politikë çfarë është, nuk ka fare mister. Do të jetë njësoj si po bëhet me gjyqtarët dhe prokurorët dhe siç po bëhet me policët. Vettingu nuk është dërgimi në burg, por është largim nga politika.

Kush është komisioni që do ta bëj?

Nuk do të behet vetting nga politikanët, është tallëse që ta mendosh këtë. Do të bëhet nga profesionistë. Do të behet me mbikëqyrje ndërkombëtare. Modeli do të jetë i ngjashëm me dekriminalizimin. Me formuluar me vetdeklarim.

***

“Më akuzuan se flija gjumë në Bashki”, Basha: Të mos japësh leje për kulla, do të thotë…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot i ftuar në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili.

Basha gjatë intervistës tha se e keqja është me tenderat e drejtpërdrejtë dhe të paracaktuar  për klientë të ndryshëm të qeverisë. Po ashtu ai u përgjigj dhe akuzave që i bëhen nga qeveria, të cilët janë shprehur se  kur ka qenë në krye të Bashkisë së Tiranës, ka fjetur gjumë.

basha 1

Cili është profili i oligarkut shqiptar?

Kjo është një gjë që mund ta bëni ju si gazetare në mënyrë më interesante se unë. Kjo nuk është puna ime. Oligark është një njeri që ka marrë burimet natyrore, tokën, detin etj., që nuk i ka marrë me meritë, por se ka lidhje me qeverinë.

Ju thoni një grusht i vogël?

Po një grusht i vogël njerëzisht të afërt me qeverinë.

Ju i keni dhënë 1.3 miliardë lekë kur keni qenë në Bashkinë e Tiranës, Fushës?

Kur kam qenë unë në Bashki, nuk kam dhënë asnjë tender të drejtpërdrejtë. Më kanë akuzuar mua se kur kam qenë kryetar bashkie kam fjetur gjumë. Se po mos të japësh leje për kulla fle gjumë dhe kur jep leje ndërtimi, quhesh i zhdërvjellët.

Ju akuzojnë se keni lidhje me oligarkë dhe  kriminel?

Ka pesë vite që ka të gjitha pushtet, më kontrollon mua kunatin, vëllain, të gjithë familjen, o ti gjej dhe t’i vërtetojë akuza ose ta qepi. Ka pesë vite që i ka të gjithë pushtet në dorë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura