“Vetkarantinohuni” – Drejtori i Policisë thirrje emigrantëve: Mos dilni në rrugë se do merrni 5 mijë euro gjobë

Mar 12, 2020 | 13:29
SHPËRNDAJE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ndërsa ka inspektuar disa pika kontrolli të policisë ku i ka bërë thirrje qytetarëve që janë kthyer nga jashtë të vetkarantinohen, pasi në rast konstatimi do të ndëshkohen me gjobë 5 mijë euro.

veliu 1234

Veliu thekson se numri i konstatuar nga shërbimet e kontrollit, që janë kthyer nga jashtë dhe nuk janë vetkarantinuar është 100.

“Sot numri është diku tek 100 vetë të tjerë, që janë konstatuar nga pikat e kontrollit, ndërsa 100 janë konstatuar ditën e djeshme që janë konstatuar nga pikat e kontrollit. Të respektojnë thirrjen për vetëkarantinim.

Janë ngitur 66 pika kontrolle ne disa qytete. Sikurse është lajmëruar edhe mjetet do bllokohen nga mëngjesi i së hënës deri të dielën në orët e vona të natës, vetëm ambulancat, mjetet që transportojnë mallëra, mjetet për transport medikamentesh dhe të gjitha mjetet e mediave, që janë të loguara. Punonjësi i medias do jetë i pajisur me bexhin përkatës, do dërgohet pranë policisë së shtetit për konfirmimin”, tha Veliu.

Saper levizjen e mjeteve te mediave, Policia e Shtetit sqaron: “targat e mjeteve te loguara dhe me personelin qe do të lëvizin duhet ti dorëzoni dorazi në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisē së Shtetit tek zyra e informacionit, ku aty ndodhet një punojës i policisë i cili do të regjistrojë automjetet”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura