Vetingu, 364 denoncime nga qytetarët kundër gjyqtarëve për vendime të padrejta

Jan 12, 2018 | 11:05
SHPËRNDAJE

FATION BINJAKU/ Nisja e procesit të vetingut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka sjellë bum denoncimesh të qytetarëve për prokurorët dhe gjyqtarët e sistemit të drejtësisë, shkruan “Panorama”.

Prokuroria-e-Pergjithshme

Por, vetingu, duke qenë se është një proces i ri, ka sjellë konfuzion te qytetarët. Shumica e tyre janë ankuar pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vendimet e dhëna nga sistemi i Drejtësisë, duke dorëzuar vendimet e gjykatave, të cilat, sipas tyre, janë të padrejta.

Por Komisioni Pavarur i Kualifikimit ka kërkuar prej qytetarëve që të dorëzojnë prova dhe fakte, që implikojnë gjyqtarët dhe prokurorët në afera korruptive dhe jo të kërkojnë rigjykimin e çështjeve të tyre.

“Në vitin 2017, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit janë depozituar 334 ankesa, ndërsa gjatë ditëve të para të vitit 2018, ka pasur 30 ankesa nga qytetarët”, thuhet në njoftimin e KPK.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura