Vetëvritet polici i Komisariatit 3

Nov 1, 2012 | 14:16
SHPËRNDAJE

TIRANE – Një oficer i Policisë së kryeqytetit është vetëvrarë dje me armë zjarri. Refail Shehaj, 47 vjeç, qëlloi veten me armën e punës duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e viktimës, në Rrugën e Dibrës në Tiranë. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, polici e qëlloi veten me pistoletë në momentin kur ndodhej vetëm në shtëpi. Një hetim ka nisur në lidhje me vetëvrasjen e policit, ndërsa të afërmit kanë dëshmuar se prej dy muajsh, 47-vjeçari po kalonte një periudhë jo të mirë, pasi kishte shfaqur shenja të depresionit. Dy muaj më parë, Refail Shehaj ishte transferuar nga Salla Operative e Policisë së Tiranës për t’u emërua inspektor në Komisariatin Nr. 3 kanë qenë të afërmit që e gjetën pa jetë dje policin në banesë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura