Vetëvendosje nis mocionin për shkarkimin e qeverisë “Hoti”. PDK ende pa vendim

Aug 6, 2020 | 17:31
SHPËRNDAJE

Nga sot Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti. E në Partinë Demokratike të Kosovës ende nuk kanë qëndrim se a do ta përkrahin këtë mocion apo jo.

hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë për KosovaPress, se janë njoftuar me shkresë nga administrata e Lëvizjes Vetëvendosje për nisjen e nënshkrimeve për mocionin për rrëzimin e qeverisë.

Ai tha se paraprakisht nuk është kontaktuar nga askush nga ky subjekt politik.

Fillimisht ai tha se do ta trajtojnë brenda strukturave të PDK-së dhe më pas do ta bëjnë të ditur qëndrimin e tyre rreth kësaj nisme.

“Para pak kohe më kanë njoftuar nga administrata e grupit parlamentar që ka ardhur një shkresë prej Lëvizjes Vetëvendosje. Paraprakisht me mua askush nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka kontaktuar, nuk ka biseduar për këtë temë. Ne si shkresë do ta trajtojmë brenda strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës, varësisht prej situatës apo prej se sa është serioze kjo ne do marrim qëndrim. Pa e shqyrtuar brenda strukturave të partisë nuk marrim qëndrim kur të trajtohet do të dalim me qëndrim”, tha ai.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje nga sot ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për procedimin e mocionit të mos besimit ndaj Qeverisë Hoti. Kjo parti ka thënë se pret reflektimin e PDK-së për rrëzimin e qeverisë, derisa për GP të AAK-së thekson se presin qëndrimin e këtij subjekti.

Kujtojmë se më 25 mars të këtij viti ish- Qeveria Kurti ishte rrëzuar me ngritjen e mocionit të mosbesimit pikërisht nga LDK-ja, partneri i atëhershëm i saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura