Vesel Kurtishaj: 2015-ta më bëri dy herë fitues, por kupa e “Dancing” ishte pa para

Jan 12, 2016 | 12:24
SHPËRNDAJE

Vesel Kurtishaj do të mbahet mend si djali me fat, që fitoi dy çmime brenda një viti. Pasi u shpall fitues i “Big Brother”, 2015-n e mbylli me kupën e “Dance with me”, gara e kërcimit ku performoi çift me këngëtaren Albërie Hadërgjonaj. Nëse fshihej një vlerë monetare pas kupës së lakmuar nga çiftet VIP; plani për të pasur emisionin e tij në televizion dhe marrëdhënia me femrat pas ndarjes nga Tea Zhuli, i zbulon në këtë intervistë për “Panorama” ….

E mbylle 2015-n me dy fitore. Luftove shumë për t’i arritur apo thjesht je djalë me fat?

2015-ta ka qenë viti më i suksesshëm për mua. Që të jem i sinqertë, ndihesha shunë pranë saj, sepse së bashku me Albërien punuam fort dhe kështu kishim shumë premisa për të fituar. Gjithsesi, nuk duhet të harrojmë që edhe kolegët e tjerë punuan shumë, kështu që edhe konkurrenca ndihej deri në fund të garës. E rëndë- sishme ishte që të fitonte çifti më i mirë, ai që rrëmbeu gjatë zemrat e jurisë dhe publikut që e votoi.

Por pas shpalljes suaj si fitues pati kontestime nga konkurrentët e tjerë. Si u ndjeve?

Në përgjithësi, gjithmonë fitoret e kujtdo qofshin kanë kontestime. Unë jam mësuar tashmë. Edhe pse fitova “Big Brother” me rekord votash, kishte nga ata që e vunë në dyshim fitoren time, edhe në këtë rast nuk ka si të ndodhë ndryshe. Ka nga ata që kontestojnë thjesht se duhet të thonë patjetër diçka kundër, ka nga ata që thonë çdo gjë nisur nga xhelozia, zilia, apo inati. Ka edhe nga ata që thjesht e mendojnë ashtu, mendimi i gjithsecilit është i lirë, por dhe subjektiv në të njëjtën kohë. Po ja që mesa di unë, përsëri edhe kjo fitore u arrit në numër rekord votash, të gjitha këtyre kategorive kontestuesish unë do t’u jepja një falënderim të veçantë, sepse pavaresisht fjalëve që thonë, fakti që më diskutojnë, me bën të kuptoj se sa i rëndë- sishëm jam për ta.

Dy fitues për një çmim, kush e mori në shtëpi kupën?

Kupën e mori Albëria.

vesel copy

Ndërkaq si fitues i “BB” e dimë sa para fitove pasi çeku u bë publik në finale. Në “DWM” sa ishte vlera në para që përfituat?

Fitorja e parë e “Big Brother” ishte më ndryshe, pasi të gjithë luftonim drejt një çmimi, që e shihnim në ekran. Në “DWM” ishte ndryshe pasi garuam përmes vallëzimit për një çmim që s’u tregua kurrë, dhe në fund e kuptova pse-në. Pra nuk kishte çmim. Sidoqoftë, ishte një eksperiencë e mirë. Unë kam krijuar shumë shoqëri në atë show, si me ata që ishin pjesë e kastit, me balerinët dhe kjo mbeti fitorja ime nga ky spektakël.

Çfarë mësimesh more për jetën nga eksperiencat e tua prej fituesi? Ke ndonjë strategji personale me të cilën mund të motivosh të tjerët?

Nëse punon fort me këmbëngulje, duke u udhëhequr nga durimi dhe pozitiviteti në jetë, çdo gjë që i vë qëllim vetes e bën realitet.

Profesionalisht për çfarë të shërbeu kjo eksperiencë televizive?

Kjo eksperiencë më shërbeu shumë. Si fillim mësova të kërcej në mënyrë profesionale, më njohu me njerëz të mrekullueshëm. Në të njëjtën Ka tre muaj e gjysmë që po përgatitet për rolin e një femre të jashtëzakonshme, si rusja Natasha te kryevepra botërore e Anton Çehovit, “Tri motrat”. Premiera e shfaqjes me regji të Hervin Çulit do të vihet në skenën e Teatrit Kombëtar më 16-17 janar, ku aktorja Olta Gixhari është një nga të përzgjedhurat e Çulit për të sjellë në Tiranë atmosferën ruse të viteve ‘900. Aktorja thotë se po e përjeton shumë këtë shfaqje, pasi sipas saj të kesh një rol Çehovi në CV është arritje e madhe për një aktor. “Me Natashën na bashkon energjia që posedojmë, dhe tek aftësia për të arritur gjithçka që duam në jetë. Për sa i takon karakterit femëror, s’ka të përbashkëta mes meje dhe personazhit, pasi nuk ndihem si një femër tipike ruse e kohëve klasike. Sipas regjisorit të kësaj kryevepre botërore, Hervin Çuli, jam personi i përshtatshëm për të interpretuar këtë rol, që kërkon jo vetëm një femër të pashme dhe të lezetshme në tip, por edhe akkohë, duke qenë se më është dashur të përballem edhe me shpifje nga më të ndryshmet, më ndihmoi të njoh më mirë botën e showbiz-it, që ashtu siç ka anën e shkëlqimit në dukje, ka edhe anën tjetër të medaljes, që është mjaft e ashpër. Falë kësaj eksperience dhe durimit tim, u mësova ta marr më me sportivitet edhe këtë anë jo fort të këndshme.

12376815_446227082249002_592323990909940456_n

U fol se po përgatitesh për t’u shfaqur në ekran si moderator me emisionin tënd. Për çfarë bëhet fjalë?

Jam ende duke përpunuar idenë, por mund të them se bëhet fjalë për një projekt televiziv, që do ta filloj në verë. Deri më sot i kam menduar shumë hapat që kam hedhur në aspektin e punës, gjë që më ka minimizuar gabimet, prandaj po i mendoj shumë gjërat para se të realizohet. Mund të them se programi im do të transmetohet në një nga televizionet e Kosovës.

Sa i takon jetës intime në rrjetet sociale, je komentuar si djali që të kanë ardhur në majë të hundës femrat. Kaq shumë eksperienca ke pasur?

Nuk kam dhënë asnjë intervistë ku të jem shprehur në mënyrë të tillë për femrat. Unë nuk i shoh femrat si objekte, por i shoh si figurën më hyjnore të qenies njerëzore, pasi jam rritur nga dy femra. Nëse do të shprehesha apo do të kisha mendime të tilla, do të ofendoja ato të dyja në radhë të parë, të cilat unë i quaj mbretëreshat e mia, pastaj të tjerat me radhë.

Ti nuk je me dikë aktualisht?

Jo, nuk jam me asnjë femër për momentin. Nëse do të isha, nuk kam pse ta fsheh se nuk kam frikë njeri.

KLOTILDA HARKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura