Vendimi për blerjen e energjisë, zbulohet votimi. Tre ministra teknikë pro

Jul 7, 2017 | 9:20
SHPËRNDAJE

“Panorama” zbulon votimin për VKM-në e fundit për blerje të energjisë elektrike. Sipas burimeve, mësohet se kjo VKM ka kaluar me shumicë të thjeshtë ditën e djeshme.

auto_qeveria_mbledhje1475738024Mirëpo, ajo ka kaluar edhe me votat pro të tre ministrave teknikë  të PD-së, ndërsa katër prej tyre kanë votuar kundër.

Ata që kanë qenë kundër janë zv/kryeministrja Mandija, ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, ministrja e Mirëqenies Sociale, Kërtusha dhe ministrja e Financave, Helga Vukaj.

Ndërkohë, pro kësaj VKM-je kanë votuar, ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ministrja e Arsimit, Mirela Karabina dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Beqiri.

VKM-ja në tërësi është votuar me 12 vota, ku 9 prej të cilave janë nga PS.  VKM-të për blerjen e enegjirsë elektrike janë kritikuar gjatë nga opozita, për shkak të çmimit me të cilin blihet ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura