Vendimi/ Kishte fajësuar Ramiz Alinë për ushqimet e shpërndara me tollon, si u arrestua 19-vjeçari kur ishte duke kryer shërbimin ushtarak. Në një fotografi bëri disa…

Jun 26, 2022 | 16:26
SHPËRNDAJE

ramiz alia ushqim me tollo nIshte vetëm 19 vjeç kur u prangos më 2.6.1987. Në gjendjen e rëndë ekonomike ku ndodhej Shqipëria në atë kohë, ishte e pamundur mos të kishe revoltë. Besim Et’hem Tirana, i vitlindjes 1968, lindur e banues në Durrës, ishte duke kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Repartin nr.3724 Maminas.

Në vendim midis të tjerash thuhet: “Në rastet kur i pandehuri ka shkuar me leje pranë familjes, ka parë që disa ushqime tregtoheshin nga tregu me tollon dhe i ka lindur mendimi se fajtor për këtë është Ramiz Alia. Mbi këtë bazë, në një rast ka parë fotografitë e ekspozuara në stendat e repartit një fotografi të Ramiz Alisë dalë në kongresin e 9-të të partisë me një shoqe dhe i lind mendimi për ta deformuar fotografinë e për të kryer te ato që do të shihnin një përfytyrim të shtrembër dhe përshtypje të keqe ndaj Ramiz Alisë e të pushtetit tonë. Për këtë, me anë të një lapsi heq disa viza duke bashkuar artificialisht trupin e shoqes me atë të udhëheqësit për ta paraqitur Ramiz Alinë si njeri liberal”.

Veprimi i bërë publik, u kërkua të interpretohej si i ardhur nga gjendja e tij psikologjike, për t’u paraqitur para ushtarëve edhe kështu. Sepse përmendeshin tollonat dhe Ramiz Alia.

U akuzua në bazë të nenit 55/1 të Kodit Penal. Gjykata e Rrethit Durrës, e drejtuar nga Agim Ibrahimi, me pjesëmarrjen e prokurorit Petrit Kapo, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me mbyllje të detyruar në spitalin psikiatrik të Elbasanit./ kujto.al

© Panorama.al

Te lidhura