Vëllezërit Cali, Basha: Viktimat në burg, miku i Ramës i lirë

Nov 27, 2015 | 20:43
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka komentuar lënien në burg me vendim gjykate të dy vëllezërve Cali si mungesë të barazisë dhe ligjit në vend.

Lulzim Basha
Lulzim Basha

Në deklaratën e tij Basha thotë se vëllezërit Cali ishin viktimat e konfliktit me deputetin e PS-së Armando Prenga, por ‘mikut të Edi Ramës’ siç thotë ai, u la i lirë me vendim gjykate.

“Calet nuk jane te zgjedhurit dhe miqte e Edi Rames, ndaj burgu eshte masa e dhene per ta me vendim gjykate. Armando Prenga eshte miku dhe i zgjedhuri i Edi Rames dhe agresori ne konflikt, ndaj u la i lire me vendim gjykate. Ky eshte shteti i Edi Rames: viktimat ne burg, agresori ne shtepi. Kjo eshte Shqiperia e ketyre dy viteve ku ska barazi dhe ligji dhunon te pamundurit e perkedhel te fortet dhe hajdutet me pushtet”,-thuhet në deklaratën e Bashës.

Kreu i PD-së u bëri sërish thirrje qytetarëve që më 8 dhjetor të protestojnë kundër qeverisë.

“Ejani me 8 dhjetor te tregojme se nuk e pranojme me dhunen dhe padrejtesite e nje bande te korruptuar. Se jemi shumica e ndershme ne kete vend dhe duam e do te vendosim barazi para ligjit, drejtesi e shanse per te gjithë”,-thotë Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura