Veliaj: Kopshtit zoologjik do ti shtohen 10 sorkadhe

Aug 21, 2016 | 13:44
SHPËRNDAJE

Kopshti ekzistues zoologjik në kryeqytet shumë shpejt do ti shtohen edhe 10 sorkadhe. Lajmin e bënë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një postimi në facebook, i cili ndërmjet të tjerave thekson se ndërsa është duke u hartuar projekti për kopshtin e ri dhe modern zoologjik të Tiranës, po punohet edhe për të mirëmbajtur atë ekzistues..

kopsht zoo“Teksa përgatisim projektin e ri të “‎TiranaZoo”, kemi përmirësuar ndjeshëm ekzistuesin, shihe vetë”, shprehet kryetari i Bashkisë së Tiranës në komentin që shoqëron edhe një album me foto nga puna që po kryhet në këtë ambient.

Siç shihet edhe nga fotot po punohet për pastrimin e baseneve, zonën e re të Sorkadheve, përforcime e rrethimeve të zonave të kafshëve etj. Me kafshët e reja si dhe ndërhyrjet në infrastrukturë kopshti zoologjik pritet të kthehet në një vend tërheqës për fëmijët, pse jo dhe për më të mëdhenjtë.

kopshti zoologjik kopsht zoo4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura