Vdekja e parakohshme që tronditi muzikën, prej dy vitesh Avicii kishte probleme shëndetësore

Apr 20, 2018 | 20:53
SHPËRNDAJE

Muzikanti  i lindur në Suedi dhe DJ i njohur si Avicii është gjetur i vdekur ditën e sotme në banesën e tij në Oman. Tim Bergling, u nda nga jeta në moshën 28 vjeçare.

“Është me dhimbje e thellë që ne shpallim humbjen e Tim Bergling, i njohur edhe si Avicii,” tha në një deklaratë menaxherja e tij Diana Baron.rs_600x600-180420103353-600-2-avicii

“Ai u gjet i vdekur në Muscat, Oman, këtë të premte pasdite me orën lokale, më 20 prill. Familja është shkatërruar dhe ne i kërkojmë të gjithëve që të tregojnë respekt për privatësinë në këtë kohë të vështirë”,  u shpreh ajo.Avicii-2018

Avicii njihej si pionier i Muzikës Elektronike, ai ishte një nga DJ-të më të suksesshme në industrinë e muzikës elektronike duke punuar me artistë si Madonna, David Guetta dhe Lenny Kravitz.

Gjatë karrierës së tij, ai mori dy MTV Music Aëards, një Billboard Music Aëard dhe fitoi dy nominime Grammy.

Vetëm disa ditë para vdekjes së tij, Avicii u nominua për një çmim Billboard Music për albumin më të mirë , EP-in e tij Avicii (01).

Hitet e tij më të mëdha janë “Levels”, “Ëake Me Up,” “Days,” dhe “You Make Me.

Në vitin 2016, Avicii u tërhoq nga jeta aktive në muzikë, pasi kishte përjetuar një sërë problemesh shëndetësore duke përfshirë pankreatitin akut, pjesërisht për shkak të pijes. Dy vite më parë ai i ishte nënshtruar një operacioni, ku kishte hequr tëmthin dhe apandesitin, dhe gjithashtu në atë periudhë kishte anuluar disa nga turnetë e tij, deri sa u përmirësua.

Megjithatë shkaku zyrtar i vdekjes së Avicii nuk është zbuluar ende. /Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura