Vasili publikon videon e Manastirliut: Pse po gënjen Ministrja e Shëndetësisë për testimet serologjike?

Jul 8, 2020 | 18:18
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar një video të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka deklaruar më 29 qershor se janë kryer më shumë se 8 mijë testime serologjike.

pjimage - 2020-07-08T181601.419

Teksa e ka quajtur këtë gënjeshtër dhe ngre pyetjen pse gënjen ministrja, Vasili ka publikuar edhe përditësimin e sotëm të të dhënave ku thuhet nga vetë ISHP se janë kryer 4010 testime seriologjike.

Reagimi i plotë:

Po pse genjen Ministrja e Shendetesise xhanëm ??? (VIDEO).

Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu më 29 qershor ne Emisionin OPEN te gazetares Eni Vasili deklaroi:

“Kemi filluar testimin e serologjisë për mjekët. Janë bërë më shumë se 8 mijë analiza serologjike”.

Sot me 8 korrik, vete Ministria e Shendetesise, pas nente ditesh, deklaron se jane bere vetem 4010 testime serologjike, ose gjysma e asaj, qe tha Ministrja ne 29 qershor.

COVID-19 – Statistika (8 Korrik 2020)

TESTIME TOTALE 30647

TESTIME MOLEKULARE 26637

TESTIME SEROLOGJIKE 4010

Pse genjen Ministrja Manastirliu?

Ja kerkon Rama?

E genjejne vartesit?

Apo kaosi mbreteron dhe rendesi ka te shprazen shifra si te vijne, boll te genjehen njerezit dhe te shtyhet edhe nje dite propagande.

Video e meposhtme provon gjithshka.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura