Urdhri i Bashës: Drejtuesit e qarqeve me dy muaj mandat

May 3, 2016 | 8:16
SHPËRNDAJE

Puna e drejtuesve të grupeve të punës, mes të cilëve edhe 7 ish-ministra të qeverisë Berisha, do të përfundojë në 30 qershor. Vendimi u është përcjellë strukturave të PD-së përmes një urdhri të lëshuar në datën 29 prill të firmosur nga Lulzim Basha.

Kryetari-i-PD,-Lulzim-Basha,-duke-folur-gjate-nje-mbledhje-te-grupit-te-PD9Shpërndarja e Bashës së 7 ish-ministrave të qeverisë Berisha në 12 qarqe të vendit u shoqërua me debate gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së, për shkak të pretendimeve të anëtarëve të kryesisë të rifreskimit të lidershipit demokrat.

Burimet sqarojnë se gjatë mbledhjes së kryesisë, Basha ka theksuar se drejtuesit e qarqeve janë zgjedhur të punojnë në qarqe, në të cilat nuk kanë konflikt interesi, në mënyrë që të përmbyllin të plotë procesin e riorganizimit.

tab2Urdhri i Bashës u është dërguar menjëherë degëve pas mbledhjes së kryesisë, në të cilën u mor vendimi për zhvillimin e zgjedhjeve në 35 degë, nga të cilat 14 degë do të krijohen të reja. Në urdhrin e tij, kreu i PD-së kërkon që të ngrihen grupet e punës në nivel qarku, dege, seksioni dhe grupseksioni me qëllim riorganizimin e strukturave të partisë.

Kreu i PD-së, Basha, u ka kërkuar të gjithë kryetarëve aktualë të japin dorëheqjen përpara zhvillimit të procesit të riorganizimit të zgjedhjeve, duke mos i hequr askujt mundësinë e rikandidimit. Pas betejës së gjatë politike për çështjen e dekriminalizimit, Basha ka vendosur që pastërtia e figurës të jetë një nga kriteret kryesore përzgjedhëse për krerët e rinj të PD-së.

tab1Kështu, sipas urdhrit, kërkohet që kandidatët për kryetar të PD-së, të jenë anëtarë të PD-së, të kenë arsim të lartë, të gëzojnë reputacion të lartë në komunitet dhe të kenë plotësuar Formularin e Vetëdeklarimit sipas Ligjit Nr. 138/2015 “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike”.

Vendimi për riorganizimin e degëve për Bashën nuk ka qenë selektiv dhe rastësor. Sipas urdhrit të lëshuar prej tij, theksohet se vendimi për riorganizimin e degëve dhe strukturave bazë në parti ka ardhur pas zhvillimit të një analize, e cila bazohet si mbi veçoritë e degëve, pra, shtrirja gjeografike dhe numrin e popullsisë, ashtu dhe mbi kritika të tjera që kanë të bëjnë me performancën.

ZGJEDHJET

Nga 35 degë të Partisë Demokratike që do të zhvillojnë procesin e riorganizimit brenda datës 30 qershor, 14 degë do të krijohen të reja. Sipas Bashës, riorganizimi i Strukturës së PD-së në degë, grupseksione dhe seksione, po bëhet me qëllim kompletimin e të gjitha organeve drejtuese.

Kreu i PD-së sqaron në urdhrin e tij se riorganizimi i degëve ekzistuese dhe krijimi i degëve të reja vjen si nevojë për të rritur aktivitetin politik të strukturave bazë. Vendimi i kreut të PD-së, Basha, për riorganizimin e 21 degëve ekzistuese është shoqëruar me kontestime dhe dorëheqje nga krerët aktualë të PD-së në rrethe.

Kështu, krerët e degëve Durrës, Vlorë, Pogradec dhe Lushnje kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre për zhvillimin e zgjedhjeve në degët e tyre, duke e cilësuar vendimin e kryesisë si të pakonsultuar me bazën. Vendimi që vjen afro një vit përpara zgjedhjeve nuk u mbështet edhe nga anëtarët e kryesisë së PD-së.

tabGjatë mbledhjes së kryesisë, Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji, kërkoi nga kreu i PD-së, Basha, të mos zhvillojë zgjedhje në degët ekzistuese, pasi mund të kishte debate të brendshme.

“Të ristrukturojmë PD-në kur jemi jo më larg se 10 muaj nga zgjedhjet, jam i sigurt që do të kemi kosto elektorale dhe do t’i hyjmë një debati të brendshëm”, deklaroi Salianji. Qëndrim të njëjtë mbajti për këtë çështje edhe kreu i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë, Enkelejd Alibeaj, i cili kërkoi që vendimi për t’u futur në zgjedhje në 35 degë të ishte i konsultuar me bazën.

 

JUXHIN MUSTAFARAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura